E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanada, ndalohet burka në betimin publik

Qeveria e Kanadasë ka prezantuar një vendim që ndalon mbajtjen e velos islamike gjatë betimit për marrjen e nënshtetësisë kanadeze.

Ministri i Nënshtetësisë dhe Emigracionit, Jason Kenney deklaroi në një konferencë për shtyp në Montreal se kushdo që dëshiron të bëhet kanadez duhet të tregojë fytyrën.

Ai tha se gjyqtarët që trajtojnë cështjen e nënshtetësisë dhe anëtarët e Parlamentit janë ankuar se është e vështirë të verifikohet nëse aplikantët recitojnë gjatë betimit.

Rreth 940 mijë myslimanë jetojnë në Kanada, duke përbërë rreth 2.8 për qind të popullsisë. Velot ose mbulimi i fytyrës janë të ndaluar në Kebek për njerëzit që përfitojnë nga shërbimet e qeverisë.

Kanadaja po shqyrton zgjerimin e ndalimit të burkës në zyrat e qeverisë, shkolla dhe spitale. Edhe vende të tjera, ato evropiane, po debatojnë mbi cështjen në fjalë. Franca dhe Belgjika për shembull kanë ndaluar mbulimin total të fytyrës në publik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›