E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braun kërkon falje për deputetët: Kemi bërë gabime, por do tÊi ndreqim

Kryeministri britanik, Gordon
Braun, pati deklaruar
dje se "janë bërë gabime
nga ana e parlamentarëve të
partisë së tij në përdorimin e
parave të Parlamentit për çështje
vetjake". Kryeministri kërkoi
falje në emër të të gjitha partive
politike për veprimet e bëra,
duke deklaruar se besimi duhet
të rivendoset "menjëherë". Këto
deklarata pasojnë lajmet e dala
ditët e fundit në shtypin britanik,
në lidhje me shpenzimet shtesë
dhe të pajustifi kuara të bëra nga
parlamentarë laburistë me paratë
e Parlamentit. Gazeta që bëri
publik këtë skandal të fundit për
laburistët ishte "Daily Telegraph".
Ajo zhvilloi një kërkim të hollësishëm
në listën e shpenzimeve
të kryera nga parlamentarët dhe
disa nga ministrat kryesorë të
kabinetit laburist. Shkrimet e
gazetës patën një jehonë shumë
të madhe, sidomos nga njerëzit e
thjeshtë që ndodhen në vështirësi
të mëdha fi nanciare në momente
të tilla krize. Për sa i përket Kryeministrit
Braun, gjatë një fjale të
mbajtur dje në një kolegj anglez,
ai tha se tani ata duhet të tregonin
që gabimet e bëra duhet
të korrigjoheshin dhe jo vetëm
për sa i përket rimbursimit të
shpenzimeve të bëra, por mbi të
gjitha hartimit të një ligji të ri mbi
shpenzimet e deputetëve dhe qeveritarëve,
që linte shumë hapësira
për abuzime. "Besimi është
një nga gjërat më të shenjta dhe ai
duhet të rivendoset menjëherë",
ka deklaruar Braun në emër të deputetëve
dhe anëtarëve të kabinetit
të laburistëve. Ndërkohë,
një pjesë e mirë e personave që
akuzohen për shpenzime, i kanë
hedhur poshtë këto akuza, duke
argumentuar se ata e kanë bërë
gjithçka në përputhje me ligjet në
fuqi. Ndërsa dje është aprovuar
një organ i veçantë auditivi, që
do të shqyrtojë të gjitha akuzat
për parregullsi nga ana e gazetës
në drejtim të zyrtarëve të lartë
dhe ky organ do të merret në
veçanti me të gjitha rastet dhe
me të gjithë personat e dyshuar.
Ky organ është tërësisht i pavarur
dhe do ta vazhdojë punën e tij
në mënyrë më të ristrukturuar
çdo vit. Detyra e tij do të jetë
pikërisht ajo e mbikëqyrjes së
çdo shpenzimi të bërë nga ana e
zyrtarëve të lartë parlamentarë,
apo anëtarë qeverie qofshin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›