E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani sfidon SHBA-të, teston raketat me rreze të gjatë veprimi

Irani sfidon Perëndimin duke deklaruar se sot do të testojë dy raketa me rreze të gjatë veprimi në ngushticën e Hormuzit.
Deklarata vjen vetëm pak ditë pasi Teherani tha se do të ndalonte çdo anije të kalonte në ngushticë, çka shkaktoi reagimin e ashpër të SHBA.
“Këto 10 ditët e fundit kanë qenë të tensionuara sa u takon marrëdhënieve me vendet perëndimore”,-shkruan agjencia e lajmeve, Reuters. Nga ana e tyre BE dhe SHBA thanë se po shqyrtojnë mundësinë e sanksioneve të reja.
Ndërsa Izraeli është shprehur se nuk e përjashton mundësinë e operacioneve ushtarake, në rast se diplomacia nuk do të arrijë rezultate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›