E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, protestuesit kërkojnë gjykimin e Salehut

Opozita në Jemen e ka akuzuar presidentin në largim, Ali Abdullah Salehun se po përpiqet të pengojë marrëveshjen e transferimit të fuqisë, duke shkaktuar një krizë të re, ndërsa trupat besnike ndaj tij u përleshën me forcat opozitare, duke vrarë tre persona.

Përleshjet e së dielës vijnë pas vendimit të Salehut për të mos u larguar nga vendi, një veprim që ka të ngjarë t`i përfshijë të afërmit e tij, të cilët kontrollojnë poste kyçe të sigurisë në vend.

Kundërshtarët e tij kërkojnë largimin e të gjithë të afërmeve të Salehut nga pozitat e larta.

Turma të mëdha të protestuesve kanë kërkuar që Salehu të dalë para gjyqit për vrasjen e qindra protestuesve, edhe pse marrëveshja për transferimin e pushtetit i jep atij imunitet nga ndjekja penale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›