E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani shfaq pamjet e avionit të rrëzuar amerikan

Një televizionin iranian transmetoi pasditen e së enjtes imazhe nga avioni i rrëzuar amerikan, i goditur një javë më parë pasi shkeli hapësirën ajrore të vendit.

Në transmetimin e pamjeve, televizioni pretendoi se bëhej fjalë për trupin e një “avioni RQ170, një avion i avancuar spiunazhi dhe sulmi pa pilot, në përdorim vetëm nga ushtria amerikane”.

Gjithashtu, u transmetuan pamje të ushtarakëve iranianë që inspektonin aeroplanin, i cili pavarësisht rrëzimit, shfaqej me shumë pak dëmtime.

Autoritet amerikane kanë pranuar humbjen e një avioni të flotës së tyre, por nuk kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për modelin në fjalë.

Megjithatë, burime pranë Pentagonit u shprehën për CNN se janë të shqetësuar nga frika se Irani mund të përvetësojë teknologjinë e fshehtë të këtyre avionëve të telekomanduar.

Nëse konfirmohet, kjo do të ishte humbja e parë e një avioni të telekomanduar në historinë e ushtrisë amerikane.

SHBA nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin dhe përfaqësimi i vetëm në Teheran realizohet nëpërmjet ambasadës zvicerane.

Mediat e vendit me 75 milion banorë kanë bërë të ditur se ambasadori zviceran është thirrur nga Ministria e Jashtme dhe i është paraqitur një notë e ashpër proteste diplomatike për dhunimin e hapësirës ajrore të Iranit. Gjithashtu, i është kërkuar amerikanëve që të japin një shpjegim të menjëhershëm për ngjarjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›