Barroso: Të hapur për rishikimin e traktatit të Lisbonës
Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel në tribunën e një takimi të PPE-së deklaroi se duhet të jenë të hapur për një rishikim të traktatit: "Ne duhet të jemi të hapur për një rishikim të traktatit nëse shtetet tona anëtare do të garantojnë se janë në gjendje të miratojnë dhe të bëjnë ratifikimin e modifikimeve në traktat``, deklaroi Barroso në Marsejë.
"Një rishikim i traktatit, është një proces. Ne mund ta mbështesim këtë përpjekje nëse është vërtet e nevojshme për të shkuar shumë larg``, shtoi ai, para se të detajonte kushtet e një rishikimi.
Është thelbësore të garantojmë në një rishikim të traktatit rolin e Komisionit Evropian, të Bankës Qendrore Evropiane, Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe Parlamentit Evropian.
Një Evropë më e fortë, është një Evropë që ka nevojë për institucione më të forta``, konfirmoi ai. Ndërkohë dhe Junker theksoi se traktati në BE mund të ndryshojë vetëm për Eurozonën.