E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi plan të ri diplomatik për çështjen e emrit

Maqedonia gjatë vitit 2011 do të ndërtojë strategji të re lidhur politikën e jashtme rreth çështjes së kontestit të emrit.

Kjo bëhet e ditur nga Ministria e Jashtme, e cila sot ka organizuar një takim të gjërë me presidentin Gjorgje Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevskin dhe ambasadorët e Maqedonisë jashtë vendit.

Plani parashikon një masovizim në planin diplomatik për të mbrojtur pozicionet rreth ruajtjes së emrit të shtetit dhe identitetit maqedonas. Ky plan do të shpaloset nga ambasadorët pranë qeverive dhe vendeve ku ata përfaqësohen, sidomos në aktivitetet në organizatat multilaterale, Këshillin e Evropës, OSBE-në dhe OKB-në.

Sipas një analize të Waz.Euobserver, gjatë vitit 2011 nuk do të ketë zgjidhje të emrit midis Athinës dhe Shkupit. Problemet do të jenë edhe në planin e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›