Irani sulmon një avion amerikan
Një avion i telekomanduar amerikan është sulmuar nga avionët luftarak iranian, në hapësirën ajrore ndërkombëtare, ka theksuar Pentagoni. Avioni pa pilot ka qenë me mision zbulimi në Gjirin Persik në momentin e sulmit. Sipas Pentagonit avioni nuk ka pësuar dëmtime e është rikthyer përsëri në bazë.
Menjëherë pas këtij incidenti Presidenti Barack Obama dhe Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta ka paralajmëruar Teheranin nëpërmjet kanaleve diplomatike.
(a.k/BalkanWeb)
Menjëherë pas këtij incidenti Presidenti Barack Obama dhe Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta ka paralajmëruar Teheranin nëpërmjet kanaleve diplomatike.
(a.k/BalkanWeb)