E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani teston karburantin e parë bërthamor

Irani deklaroi sot se shkencëtarët e tij kanë testuar karburantin e tij të parë bërthamor, të prodhuar nga uraniumi.

Faqja e internetit e Organizatës Iraniane për Energji Atomike tha se shufra është instaluar në thelbin e reaktorit të kërkimit të Teheranit, në mënyrë që të studiohet se sa mirë punon.

Muajin e kaluar Irani kishte paralajmëruar se po planifikonte të fuste karburant të prodhuar në vend të uraniumit, në reaktorin e kërkimit në Teheran, i cili prodhon izotope për qëllime mjekësore .

Qeveritë perëndimore kanë shprehur frikën se qëllimi i vërtetë i Iranit është që të zhvillojë aftësinë për të pasuruar uraniumin me 90 për qind të nivelit të nevojshëm për një bombë bërthamore, një ambicie që Teherani e mohon fuqishëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›