E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Enea, foshnja e parë e 2012

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në natën e ndërrimit të viteve, vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
 

Ajo takoi nënën që lindi fëmijën e parë të vitit 2012-tës në këtë qendër, Bukurije Musën, 32 vjeçe nga Vushtrria, si dhe e uroi atë për fëmijën e lindur, Enea, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur.
 

E gjatë 54 centimetra dhe me peshë gati 4 kg, Enea është në gjendje të mirë shëndetësore, sikurse edhe e ëma e saj.
 

Jahjaga përgëzoi mjekët dhe personelin tjetër në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, si dhe në të gjitha klinikat e tjera, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›