Irani teston me sukses raketa tokë-tokë
Teheran (start)- Irani ka testuar me sukses raketa të reja tokë-tokë, njoftoi sot televizioni shtetëror. Një kanal tjetër njoftoi se raketa e testuar i përkiste tipit që përdorte lëndë djegëse të ngurta, por nuk dha hollësi të tjera. Irani është në shënjestër të kritikave nga perëndimi dhe veçanërisht nga Izraeli, i cili ka bërë thirrje disa herë për të ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj këtij vendi, për arsye të përpjekjes së Teheranit për prodhimin e armëve bërthamore, ndërkohë që vendi hebre zotëron armë të tilla. Irani ka mohuar që është duke krijuar armë bërthamore, duke pretenduar se lëndë të tilla do të përdoren për prodhimin e energjisë.