E Shtunë, 31 Tetor 2026

Byroja pezullon Babasin

Tiranë (start)- Deputeti demokrat Ndriçim Babasi është pezulluar për një javë nga pjesëmarrja e punimeve në Kuvendin e Shqipërisë. Shkak e pezullimit të deputetit demokrat është bërë përdorimi i fjalorit fyes gjatë seancës së ditës djeshme, ku në qendër të fjalëve të tij jashtë etikës ndaj deputetes socialiste Arta Dade. Byroja parlamentare ka miratuar me nëntë vota pro, pezullimin e Babasit nga dy seancat e radhës së punimeve të Kuvendit të Shqipërisë.

Nuk është rrallë, përdorimi i fjalëve fyese dhe pa etikë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Masa ndaj tyre është pezullimi për disa ditë, por gjithsesi situata duket se nuk po ndryshon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›