E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kundër pr/ligjit të përgjimeve

Tiranë (start)-Partia Socialiste nëpërmjet kryetarit Komisionit të Ligjeve Ylli Manjani ka kundërshtuar projektligjin e qeverisë për përgjigjem, pasi sipas Manjanit ai shkel jetën private të shtetaseve shqiptarë. Manjani tha se vetëm pak muaj më parë qeveria miratoi me dhunë kartonësh një ligj për përgjimet, ku i jepet kompetencë e gjerë policisë së shtetit.

Më tej, ai theksoi se një sërë kategorish personash si gazetarët, gjyqtarët, prokurorët cenohet nga ligji i ri, pasi deklarimet më përpara shkojnë në zyrën e kryeministrit.

“Dua të tërheq vëmendjen se ky qëllim i Sali Berishës bie ndesh me liritë dhe të drejtat themelore të shtetasve. Kushtetuta e vendit në nenet17, 35 dhe 36 garanton të drejtën e ruajtjes së jetës private të çdo shqiptari. Kurse qeveria i shkel këto të drejta kushtetuese! Me kësi ligjesh Partia Socialiste nuk mund të pajtohet. Ndaj ne i bëjmë edhe njëherë thirrje mazhorancës të ndalojë dhunimin qe qeveria i bën e lirive dhe të drejtave kushtetuese të shqiptarëve”-theksoi Manjani për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›