E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani teston raketën, SHBA: Synimet janë shqetësuese

Irani ka testuar në mënyrë të suksesshme një raketë të tij e cila është në gjendje të çojë satelitë në orbitë.  Sipas mediave e njëjta teknologji mund të përdoret për të lëshuar armë, pavarësisht se Irani ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë plan nuklear. 

Për SHBA, lëshimi i raketës përbën një rrezik për sigurinë në botë.   Raketa e quajtur "Ambasador për Paqe", ka si qëllim që të vërë në hapësirë të parin satelit vendas, të cilin Irani e konsideron si tepër të rëndësishëm, pasi monitoron katastrofa të mundshme natyrore. 

Në deklaratën e saj për shtyp, Shtëpia e Bardhë tha se edhe më shqetësuese janë pikësynimet që  Irani mendon të arrijë me të tilla raketa. Sipas tyre, testi nuk është në përputhje me detyrimet e Iranit në Këshillin e Sigurimit, i cili të paktën deri tani ka vendosur tre grupe sanksionesh për të ndaluar procesin e pasurimit të uraniumit. Tensionet mes të dyja vendeve janë përshkallëzuar edhe më tepër muajin e kaluar kur Irani testoi raketa me rreze të gjatë veprimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›