E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta bie sërish, 113 $/fuçi

Ari i zi ka arritur të shënojë një tjetër rënie, duke u kutouar në 113.07 USD për fuçi, apo rreth 1.94 $ më pak se një javë më parë.  “Shqetësimet për ngadalësimin e rritjes së mirëqenies ekonomike si në Evropë ashtu edhe në SHBA,  janë ato që po realizojnë këtë stabilizim të tregjeve financiarë- janë shprehur analistët në bursa. Sipas Korporatës energjetike të SHBA, rritja e furnizimit si me naftë ashtu edhe me benzinë do të ndikojë në stabilizimin e mëtejshëm të çmimeve të tregtimit. Ndërkaq, përsa I përket tregut evropian, bursa e Londrës arriti të shënojë ditën e sotme një rënie me 1.75 $, duke u kuotuar në 111.93 $ për fuçi. Ndoshta për herë të parë, tregu vendas arriti në mënyrë të shpejtë të reflektojë rënien e çmimit në bursa, edhe pse kjo ulje e çmimeve në tregun tonë, duket simbolike. Në pikat e tregtimit me pakicë, nafta e cilësisë së parë D1, shitet me 160 lekë për litër, ndërsa ajo e thjeshtë, apo D2 me 155 lekë për litër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›