E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niveli i ulët i vitaminës D shkakton kancer

Mungesa e vitaminës D ka qenë shpesh shkaktar i shumë sëmundjeve, por kërkimet e fundit tregojnë se niveli i ulët i vitaminës D tek gratë shkakton kancer të gjoksit, i cili mund të çojë edhe në vdekje.

Studimi tregon se vitamina D mund të ndihmojë në luftimin e sëmundjes së kancerit. Studiuesit në Universitetin e Torontos studiuan lidhjen midis vitaminës D në gjak dhe shkalëss së kancerit në gji në 512 gra.

Për herë të parë u pa se ato gra që kishin nivel të ulët të vitaminës D kishin përshkallëzim të madh të kancerit në gji.

Përveç faktit se vitamina D ka impakt në kancerin e gjirit, shkencëtarët nuk kanë vërtetuar ende se duke marrë vitaminë D mund të parandalohet sëmundja. Ata nuk kanë dhënë ndonjë rekomandim që gratë e shëndosha të marrin më shumë vitaminë D.

Julie Gralpoë, specialiste onkologjike dhe profesore thotë se nuk i rekomandon gratë të cilat nuk kanë kancer të marrin vitaminë D. Por ajo thotë se të gjitha gratë duhet të shikojnë nivelin e vitaminës D dhe të marrin masa nëse kanë mungesë të saj.

Testi për vitaminën D është shumë i thjeshtë dhe mund të matet nëpërmjet gjakut .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›