E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani:Vendimi i Ligës Arabe për Sirinë, i padobishëm

Irani ka deklaruar se vendimi i Ligës Arabe, për të pezulluar Sirinë ishte i padobishëm, në një kohë kur sipas tij, reformave të presidentit Bashar al-Asad duhet t`u jepet një rast.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Ramin Mehmanparast, ka thënë se “publikimi i deklaratës së Ligës Arabe ka ndodhur në sajë të përpjekjeve të shteteve të huaja për të ndërhyrë në punët e brendshme të Sirisë”.

Irani është aleat i ngushtë me Sirinë dhe që të dyja këto vende përkrahin grupet militante Hamas dhe Hezbollah.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›