Qeveria e re greke nis menjehere nga puna
Kryeministri grek, Lukas Papademos, ka zhvilluar bisedime urgjente me presidentin francez Nikola Sarkozi dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, përsa i përket kredisë së radhës për Greqinë.
Sarkozi dhe Merkel, të dy nënvizuan nevojën për Greqinë për zbatimin e masave që kishin rënë dakord për të aprovuar kredinë e radhës për vendin e përfshirë nga kriza ekonomike.
Në bisedime të veçanta, udhëheqësit ripohuan vendosmërinë e tyre për të mbrojtur plotësisht Euron.
Qeveria e re e Greqisë përballet me një garë kundër kohës për të shpëtuar vendin nga borxhi, pas një marrëveshje historike për ndarjen e pushtetit arritur midis partive politike kundërshtare.
Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, i cili mbajti detyrën e tij, tha të premten se shpresonte se kësti i radhës për Greqinë të paguhet së shpejti.
Ndërkohë që sindikatat kanë lajmëruar se më datë 17 nëntor do të zhvillojnë një grevë masive dhe protesta në mbarë vendin.