E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-përgjimi, sot priten përgjigjet e ekspertëve

27 pyetjet e prokurorisë drejtuar tre ekspertëve të video-përgjimit Meta Prifti do të marrin përgjigje në seancën e ditës së sotme. Madje edhe shtatë pyetjet e dy avokatëve të Ilir Metës do të kenë përgjigjen e tyre nga tre ekspertët shqiptarë, të cilët me ekspertizën e tyre kanë rrëzuar video-përgjimin Meta Prifti.

Duket se dhënia e përgjigjeve të këtyre pyetjeve do të mund të jap fund ekspertizës së video-përgjimit dhe pas do të vijojë me dëshmitë ku kryesorja do të jetë ajo e ish-ministrit të ekonomisë Dritan Prifti. Ndërsa një seancë më parë gjykata e Lartë ka rrëzuar 10 pyetje të prokurorisë drejtuar tre ekspertëve.

Sipas Kolegjit Penal të gjykatës së lartë këto pyetje ishin sugjestionuese. Në këtë seancë organi akuzës u ka drejtuar tre ekspertëve shqiptarë që rrëzuan ekspertizën amerikane për video-përgjimin Meta Prifti 37 pyetje teknike, se si e kishin realizuar ata eksprtizën, por 10 prej tyre janë rrëzuar.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion në kohën kur ai kryente detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti, do të vazhdojë me dëshminë e këtij të fundit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›