Gorilla që ecën si njeri
Nga Express më 31 janar 2011 në ora 08:32
Ambam quhet gorilla që nuk ecën me të katër gjymtyrët si “shokët” e tij në kopshtin zoologjik të “Port Lympne” në Kent (Angli), por preferon një mënyrë më “njerëzore”.
Kujdestari i këtij kopshti tha: “Gorillat mund të ecë në këmbë, por e bëjnë shumë rrallë dhe për një distancë shumë të shkurtër.
Nga ana tjetër, Ambam ecën shpesh si njeri dhe e bën për distanca të gjata.