E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irina Shayk: Më pëlqen të stërvitem

shayk-GQ-rusiIrina Shayk është një nga modelet më të famshme të momentit dhe në një intervistë për versionin rus të revistës “GQ” e dashura e Ronaldos ka zbuluar sekretin e formave të saj të admirueshme trupore.

Më pëlqen shumë të stërvitem. Adhuroj të vrapoj, por e kam të vështirë të mbaj regjimin kur jam duke udhëtuar sepse më pëlqen shumë edhe të ha, deklaroi 27-vjeçarja.

Së shpejti Irina Shayk do të nisë edhe karrierën e saj si aktore. Rusja ka nënshkruar një kontratë për të interpretuar në filmin Hercules: The Thracian Wars. Ajo do të luajë rolin e bashkëshortes së Herkulit, i cili do të interpretohet nga Dwayne Johnson.

Mezi po pres të nisin xhirimet. Gjithsesi, bëhet fjalë për një rol të vogël, deklaroi Shayk. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›