E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja mbretërore, 300 milionë euro nga lindja e fëmijës

Familja mbretërore e ka kthyer eventin e lindjes se fëmijës se Kate dhe William ne një biznes te vërtetë qe qarkullon miliona euro.

Sipas përllogaritjeve, shtatzënia dhe lindja e dukeshës se re do të fusë ne arkat e familjes mbretërore, por jo vetëm, rreth 250 milionë sterlina, ose 300 milionë euro,transmeton “Zhurnal”.

Pra është një shifër jashtëzakonisht e madhe që do të shkojnë përveçse ne arkën mbretërore, edhe në xhepat e pronarëve të hoteleve, restoranteve, restauratorëve, tregtarëve të thjeshtë, para që do të shpenzohen për suvenire, turizëm, pushime.
Por mendohet se veç këtyre, të tjera shuma të mëdha do të shpenzohen për të blerë lodra dhe kukulla të stilit Kate, që sigurisht do të mbajnë markën e familjes mbretërore. P.K

kate

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›