Irina Shayk në seksi reklamë

Manekinia Irina Shayk, 25 vjeç, e cila ka “rrëmbyer” zemrën e njërit nga futbollistëve më të dëshiruar Cristiano Ronaldo, tash ka për qëllim që të triumfojë në gjithë planetin me bukurinë dhe talentin e saj.
Ajo së fundit ka bërë një seri të suksesshme të fotografive seksi për koleksionin vjeshtor të linjës së modës “Rampage”.
Në fotografitë e bëra për editorialin e ri manekinia e bukur nuk duket e frikësuar sikur paraardhëset e saja.
“Isha mjaft e emocionuar kur më ftuan që të fotografohem për editorialin, pasi që vetëm supermodelet, sikurse janë Bar Rafaeli dhe Zhizel Bunshen kanë punuar me brendin “Rampage””, ka thënë Irina.
“Koleksioni vjeshtor i brendit “Rampage” është i bukur dhe seksi. Jemi shumë të lumtur që Irina është fytyra jonë e re. Ajo definon gruan e “Rampage”, e cila të njëjtën kohë është seksi dhe e sofistikuar”, ka thënë Dari Marder, shef i marketingut, i cili ka paralajmëruar fillimin e sezonit në javën e modës në Nju Jork.