E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motrat Ecclestone grinden ashpër

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 08:17

Ndonëse më herët kishin shprehur dashurinë e madhe ndaj njëra-tjetrës, vajzat e Berni Ecclestone janë grindur keq në një restorant të Los Anxhelosit.

Mediat amerikane shkruajnë se Petrës nuk i ka pëlqyer ideja e motrës së saj Tamara që të zhvendoset në Los Anxhelos.

Kohë më parë në Twitter, Tamara ka lavdëruar motrën e saj më të re Petra, tash duket se ajo ka ndryshuar mendjen, pas grindjes që patën në restorantin luksoz “Katsuya”.

Petra ka kundërshtuar planin e Tamarës që sikur ajo, të zhvendoset në Los Anxhelos dhe për një kohë të banojë në vilën e saj.

Tamara ishte ndjerë e lënduar nga fjalët e së motrës dhe kishte braktisur restorantin. Ajo aktualisht në SHBA po negocion me shtëpitë televizive për nisjen e një “reality show”, në të cilën Tamara do të ishte ylli kryesor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›