E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimet sociale, hartë elektronike udhëzuese për qytetarët

Në fundt të muajit tetor, qytetarët të cilët do të kenë nevojë për një shërbim social, do ta kenë më të lehtë gjetjen e institucionit që e ofron. Kjo pasi Ministria e Punës ka nisur një projekt që parashikon krijimin e një harte elektronike, ku të përfshihen të gjitha të dhënat për organizatat si dhe institucionet publike që e ofrojnë një gjë të tillë.

Denada Seferi drejtoreshë e politikave në Ministrinë e Punës, deklaroi se kjo do t`i jap mundësinë individëve dhe grupeve në nevojë që t`i drejtohen ofruesit të shërbimit që i nevojitet.
 

“Do të na ndihmojë në mbulimim në të mirë të kategorive në nevojë me shërbime sociale. Do të kemi një hartë të detajuar, që mbulon territorin e vendit me institucionet publike. Nuk është vetëm një hartëzim i shërbimeve sociale publike. Synimi kryesor ishte për të parë dhe evidentuar sesa përqind e popullatës mbulohet nga këto shërbime sociale”, u shpreh ajo.
 

Krijimi i kësaj harte elektronike pritet që të ndihmojë gjithashu pushtetin vendor për hartimin e politikave dhe në referimin e rasteve të personave, të cilët kanë nevojë për shërbime sociale, arsimore, shëndetsore apo këshillimi.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›