E Diel, 1 Nëntor 2026

Irinej: Njohja dhe ndarja e Kosovës nuk vijnë në shprehje

Kryepeshkopi serb, Irinej ka deklaruar se kurrfarë njohje dhe as ndarje e Kosovës nuk vijnë në shprehje, transmetojnë mediat serbe."Njohje për neve është tërësisht kuptim i huaj. Nuk vie në shprehje kurrfarë njohjeje sikurse as kurrfarë ndarjeje të Kosovës”, ka thënë Irinej në akademinë “Kosova- fjala më e shtrenjtë serbe”, të cilën, sipas Tanjugut e kanë organizuar studentët e Fakultetit të drejtësisë në Beograd.

"Gjendja e tashme në Kosovë është gjendje okupimi. Shpresojmë se sikundër çdo okupim , nuk do të jetë i përjetshëm”, tha Irinej, fjalimin e të cilit pjesëmarrësit e kanë ndërprerë shpesh me aplaudime të zëshme.

"Kosova ka qenë dhe domosdo duhet të mbetet e jona”, th a Irinej duke theksuar se duhet gjetur zgjidhje të drejtë, sepse në të kundërtën, siç tha ai, Kosova do të jetë fuqi baroti e cila nuk do t’u sjell të mira as shqiptarëve as serbëve.

"Nuk e kemi humbur Kosovën, ne për Kosovën luftojmë dhe shpresojmë që do t’ia dalim. Kushti i parë për ruajtjen e Kosovës është të jemi të bashkuar”, tha Irinej./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›