Pedofili-vrasës: Ja si e fsheha kufomën e Julianit

“S`di fiks ku e kam hedhur, por di që me 1 dhjetor jam kthyer në Sharrë dhe e kam parë trupin e pajetë të djalit që ishte ende te mbeturinat”.
Monstra, që u zbulua për fatin e mirë të 10-vjeçarit A. Cani, ka vijuar ditën e djeshme me dëshmitë horror në lidhje me aktivitetin e tij monstruoz të përdhunimit të djemve të mitur. Gjatë rrëfimit të tij gati 6 orë në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës, pedofili-vrasës të trondit kur përshkruan se Julianin e kishte vrarë pasi ai kishte tentuar të ulërinte në momentin që i është afruar ta zhvishte.
Ai ka treguar se zakonisht djemtë i gënjente në mënyra të ndryshme derisa i fuste në shtëpinë e tij. Julianit, monstra i Laprakës ka treguar se, ia ka mësuar emrin shumë ditë më vonë, teksa shihte lajmet në televizion. Rrëfimet për gjithçka që ka vijuar vrasjen makabre janë vërtet tronditëse (dhe jo etike të përdoren).
Krimet e tjera Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se Ardian Prenjasi ka treguar gjithçka me detaje në lidhje vetëm me dy rastet që tashmë janë të zbuluara, ndërkohë një grup i posaçëm hetimor është ngritur enkas për të mbledhur në një dosje të gjitha çmenduritë e tij prej maniaku. Mendohet dhe ka fakte të forta se aktiviteti i tij kriminal ka nisur pikërisht pas kryerjes së shërbimit ushtarak, që daton vitin 1989, kohë kur monstra ka dhënë shenjat e para të pedofilisë.
Kështu, policisë dhe prokurorisë iu duhet të dokumentojnë 24 vite aktivitet të një maniaku seksual ku viktimat e tij gjithnjë kanë qenë djem të mitur mes moshës 8 deri në 12 vjeç. Ndërkohë që dyshime të forta bien mbi një tjetër dhunim që ka të bëjë me djalin e një mikeshës së përbashkët të çiftit. Policia mban shumë sekret çështjen e të miturit tjetër, ndërsa pritet që fëmija t’i nënshtrohet ekspertimit mjeko-ligjor për të vërtetuar nëse me të është abuzuar seksualisht./Indeksonline/