E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamentarët gjermanë të pakënaqur me përmbushjen e kushteve ndaj Kosovës

Parlamentarët gjermanë nuk janë të kënaqur me atë sesa Serbia ka përmbushur nga kushtet që kanë të bëjnë me Kosovën, e posaçërisht që ende nuk janë zbuluar dhe dënuar sulmuesit e ammasadës gjermane në Beograd në vitin 2008, pohon gazeta “Blic” duke iu referuar burimeve të afërta me delegacionin gjerman që ndodhet në Beograd.

Parlamentarët gjermanë dje kanë takuar kryeministrin Ivica Daçiq, zv/kryeministrin e parë Aleksandar Vuçiq dhe zv/.kryeministren për integrime evropiane Suzana Grubjeshiq s dhe me një numër përfaqësuesish të sektorit joqeveritar.
Sipas gazetës është interesant se paraprakisht parlamentarët gjermanë kanë vizituar veriun e Kosovës gjë që ndodh për herë të parë qëkur praktikojnë këtë lloj vizitash.

Qëllimi i vizitës së parlamentarëve gjarmanë është të verifikojnë se ç’është përmbushur nga shtatori i vitit të kaluar, kur kishin publikuar shtatë kushtet për Serbinë. Atëherë kishin shokuar opinionin e Serbisë me kushtin e shtatë, me të cilin kërkohet nga Serbia që me Kosovën të të nënshruajë një lloj traktati për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Bundestagu në muajin maj do të vendosë nëse Serbia e meriton datën, ndërsa paraprakisht parlamentarët gjermanë edhe një herë do të vizitojnë Beogradin së bashku me parlamentarët francezë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›