E Diel, 1 Nëntor 2026

Irinjev: Nuk ka popull në Europë që vuan më shumë se serbët

BEOGRAD– Në Evropën moderne nuk ka popull që vuan më shumë se populli serb në Kosovë. Mediat kosovare bëjnë me dije se kjo ka qënë deklarata e kreut të Kishës ortodokse Patriarku Irinej për agjencinë e lajmeve ruse Pravoslavle”.

Ndërkohë Irinej ka vlerësuar se në në Kosovë sundon kaosi i vërtetë.“Realiteti është i tillë se njerëzit jetojnë me frikë të vazhdueshme, kurse pjesa më e madhe e njerëzve të drejtën që të qëndrojnë në tokën e vet e kanë paguar me jetë në kohën kur në Kosovë erdhën forca të shumta europiane, me qëllim stabilizimin e gjendjes së Kosovës dhe ruajtjes së popullsisë vendase’,- ka deklaruar Irinej.

“Në këtë moment ranë më shumë viktima se në periudhat e para ardhjes së forcave paqësore. Kjo është tragjedi”,- është shprehur kreu i Kishës Ortodokse Serbe.

Sipas fjalëve të patriarkut Irinej, një numër i madh njerëzish dëshirojnë të kthehen në Kosovë, por kjo nuk mund të bëhet për shkak të jostabilitetit dhe pamundësisë për jetë normale.“Ndoshta do të vijnë kohë më të mira e më të sigurta dhe atëherë shumë njerëz do të kthehen”,- nënvizon kreu i Kishës Ortodokse Serbe.

(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›