NATO, diskuton për hapat e mëtejshëm në Libi

Pritet që roli i NATO-s në konfliktin në Libi, do të jetë në krye të axhendës së takimit dyditësh të ministrave të jashtëm të aleancës, i cili fillon sot në Berlin të Gjermanisë.
Në këtë takim pritet edhe pjesëmarrja e sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton.
Në takim do të diskutohet se çfarë duhet të bëjë NATO-ja për të mbyllur një rrugë pa krye ndërmjet forcave të Muamer Gadafit dhe kryengritësve, që po përpiqen ta përmbysin regjimin e tij shumëvjeçar.
Para këtij takimi, një zyrtar francez tha se Franca dhe Britania kishin arritur pajtueshmëri për të provuar të bëjnë presion ndaj partnerëve të tyre të NATO-s, për të kontribuar me më tepër forca për kryerjen e sulmeve ajrore kundër forcave të Gadafit.
Para dy javësh, NATO-ja, nga Shtetet e Bashkuara, mori udhëheqjen e misionit të mandatuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për imponimin e zonës së ndalim-fluturimeve mbi Libi dhe për mbrojtjen e civilëve në këtë vend.
Por, disa javë të sulmeve ajrore të NATO-s, që janë kryer kryesisht nga aeroplanat e Francës dhe Britanisë, kanë dështuar, që përfundimisht ta kthejnë konfliktin në favor të kryengritësve ose të ndalin sulmet e forcave të Gadafit.