Studimi: Ndryshimetklimatike lidhen nelëvizjet tektonike
SIDNEJ- Shkencëtarët e një ekipi australian kanë zbuluar për herë të parë lidhjen mes ngjarjeve klimatike dhe lëvizjeve tektonike, gjë që mund të ndihmojë të kuptohet më mirë pse ndodhin tërmetet e fuqishme.
Ekipi shkencor bëri të ditur sot se ka zbuluar që intensifikimi i erërave musonike në Indi ka përshpejtuar me 20 për qind lëvizjen e pllakës indiane në dhjetë milionë vitet e fundit.
Sipas Giampiero Iaffaldano, që drejton këtë epik, shkencëtarët dinin prej kohësh që lëvizjet tektonike ndikojnë në klimë duke shkaktuar shfaqjen e maleve të reja apo gropave detare, ndërsa ky studim tregon për herë të parë se e kundërta është po aq e vlefshme.
"Mbyllja ose hapja e baseneve oqeanike, shfaqja e maleve të larta si Andet apo Tibeti, përbëjnë procese gjeologjike që prekin klimën", shpjegoi ai.
"Ne tregojmë për herë të parë nga ana jonë se e kundërta është po aq e vërtetë, se evolucioni i klimës mund të prekë lëvizjen e pllakave tektonike", shtoi ai.
Megjithatë, nuk duhet të arrihet në përfundimin se ngrohja e klimës do të sjellë frekuencë më të fuqishme tërmetesh, si ai i fundit në Japoni, këto zhvillime mund të maten në miliona vjetë.
Tashmë, ekipi i shkencëtarëve po përpiqet të përcaktojë nëse klima ka patur efekte në tektonikën e pllakave në rajone të tjera të globit.
(s,g/atsh/BalkanWeb)