Kërcënohet kryebashkiaku i Romës

Kryebashkiaku i Romës, Xhani Alemano ka marrë një kërcënim gjatë një takimi në një lagje të kryeqyteti italian.
Alemanos i është dorëzuar një zarf që brenda përmbante një plumb.
“Kërcënimet e marra nuk më trembin, vazhdoj përpara në detyrën time”, ka deklaruar Alemano.
Pas incidentit, kryebashkiakut i ka telefonuar kryeministri italian, Silvio Berluskoni për t`i shprehur solidaritetin dhe “eksperiancat” e tij personale me kërcënimet, që nuk kanë qenë të pakta.
“I dashur Xhani, unë kam marrë plot 13 plumba”, mësohet t`i ketë thënë Berluskoni