E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda: Franca mori leksionin e duhur ne Boteror

Eshte pare gezim ne syte e irlandezeve, pas leksionit te skuadres se Meksikes, ndaj Frances. “Gjelat” siguruan nje bilete ne finalet e Kupes se Botes, “Afrika e Jugut 2010”, pas ndeshjes “play off” me ekipin e Irlandes, por nje gol i diskutueshem i Tieri Henri hapi polemika te shumta. Media irlandeze e kane perkufizuar paraqitjen e Frances, si normale, sepse skuadra e e Domenekut nuk e meritonte kualifikimin per ne Boteror. - “Edhe pse kater vite me pare Franca shkoi deri ne finale, asgje nuk mund te ilustrohej me mire se paraqitja e nje nate me pare, me Meksiken” - shkruhej ne Irish Examiner. Por kane qene mediat franceze me te ashpra ndaj paraqitjes se ekipit te tyre, qe kane kryqezuar trajnerin dhe lojtaret. Futbollisti Evra e cilesoi “katastrofe” lojen dhe paraqitjen e Frances ne ndeshjen e fundit, kurse ish - kampioni i botes me ekipin e Frances, Zinedin Zidan eshte shprehur i zhgenjyer, pas humbjes se ekipit te tij kombetar me rezultatin, 2-0. Blute, Kampione Bote ne vitin 1988 dhe Kampione Evrope ne vitin 2000 do te luajne ndaj ekipit organizator ne ndeshjen e fundit dhe kane shume pak mundesi, per te kaluar fazen e grupeve. - “Me vjen keq per ekipin e Frances, sepse skuadra nuk krijoi asnje shans per gol dhe kjo eshte e mjaftueshme per te thene se nuk mund te fitonte. Fizikisht Meksika ishte me lart dhe ekipi me i pergatitur do te fitoje ne fund,” - theksoi Zidan. Gurkuf kritikoi trajnerin Rajmond Domenek, per zgjedhjet e tij. Ne pothuajse te gjitha mediat franceze jane leshuar kritika te ashpra ndaj lojtareve dhe trajnerit Domonek, duke e perkufizuar ekipin e tyre, si teper te “te neveritshem” para botes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›