E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Jubilani, “krimi” me i madh i Kupes se Botes

Disa shkencetare nga Universiteti i “Loughborough” studiuan topin “Jubilani”, para se ai te merrte miratimin final ne fillim te Kupes se Botes, dhe dolen ne perfundimin se ai ishte: “Me i sakte se me pare”. Por shtate ditet e para te Kupes se Botes ne Afriken e Jugut kane prodhuar nje futboll medioker. Trajneri i Anglise, Fabio Kapelo ka rritur presionin ndaj perkrahesve te topit, duke e pershkruar ate si: “topi me i keq qe ka pare ndonjehere ne jeten e tij.” Kritikat kane ardhur edhe nga portieret, te cilet nuk mund ta kontrollojne topin si me pare. Por edhe sulmuesit jane shprehur se nuk mund te kontrollojne topin si duhet, per te shenuar para portes. Probleme kane pasur edhe mbrojtesit, te cilet kane gabuar shpesh, ne zoterimin e topit te “cuditshem”. Robinjo, sulmuesi i Brazilit theksoi: “Ai qe e ka shpikur kete top, nuk duhet te kete luajtur ndonjehere futboll. Den Ager, i cili shenoi ne porten e tij, ne ndeshjen me ekipin e Holandes tha se topi i eshte dukur si nje “marinar i dehur.” Ish-lojtari i Anglise, Le Tisier fajesoi ata qe kane projektuar topin e Boterorit, duke argumentuar se nuk mund te behen teste me nje event si Kupa e Botes. - “Jam i surpizuar si mund te jene shpenzuar kaq shume para per te permiresuar topin, pa qene nevoja qe ai te testohej me pare. Ndryshimet kane qene drastike. Eshte nje turp sepse edhe njerezit deshirojne qe te shohin sa me shume gola.” Disa media e kane cilesuar topin Adidas “Jubilani”, krimin me te madh ndaj futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›