E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia zbret Gjermanine me “kembe ne toke”

Serbia shtangu ekipin e Gjermanise, ne ndeshjen e dyte te grupit, duke fituar me rezultatin e ngushte, 1-0. Goli i vetem i ndeshjes u shenua nga Milan Jovanovic, i cili siguroi fitoren e pare per ekipin serb ne finalet e Kupes se Botes. Trajneri i Gjermanise, Joakin Lev reflektoi pas humbjes se djeshme, kur pa deshtimin e ekipit pak dite pas fitores se madhe me Australine. - “Ne kishim shume probleme. Pas kartonit te dyte te verdhe te Kloses, Serbia shenoi dhe ne deshtuam me rastet qe krijuam.” Pavaresisht humbjes, trajneri i Gjermanise beson se skuadra e drejtuar prej do te kaloje ne raundin tjeter te finaleve te Kupes se Botes. - “Kam shume besim se ne do te kalojme ne 16 ekipet me te mira te Kupes se Botes. Fati eshte ende ne duart tona, pasi na ndihmon edhe golavarazhi.” Trajneri i Serbise, Radomir Antic theksoi se fitorja i ka kthyer Serbise besimin humbur pas ndeshjes me ekipin e Ganes. “Arritem nje fitore te madhe per popullin tone, qe me siguroje do te festoje,” - theksoi Antic. Fitorja ndaj Gjermanise eshte pritur me festime ne te gjithe Serbine. Edhe parlamenti i ketij vendi eshte shperndare nje ore para ndeshjes. - “Kartoni i kuq i Kloses shkaktoi nje handikap te madh per Gjermanine, por edhe ne luajtem mjaft mire dhe ishim energjike ne fushe,” – perfundoi Antic. Sulmuesi i Gjermanise Klose doli me karton te kuq ne ’37, pas nje nderhyrje te parregullt nga pas, ndaj kapitenit te ekipit, Dejan Stankevic. Klose, i cili merr pjese ne finalet e treta te Kupes se Botes tha se gjyqtari gaboi kur dha kartonin e dyte te verdhe. - “U perpoqa qe te kapja topin dhe nuk mendoj se ishte faull. Skuadra beri te gjithe perpjekjet ne pjesen e dyte te ndeshjes, duke zhvilluar nje beteje te madhe.” Milos Krasic dergoi nje top te gjate ne zone dhe Zigic, lojtari me i gjate i Kupes se Botes, 2 m dhe 2 cm e uli ne toke per Jovanovicin dhe ky i fundit e dergoi pas portierit gjerman Neuer. Goli mbeti ne fuqi, deri ne fund te ndeshjes. Ne ndeshjen e fundit Gjermania do te luaje ndaj Ganes. Skuadra afrikane fitoi 1-0 ndaj Serbise ne ndeshjen e pare.
A. Muraci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›