E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda dhe Korete trondisin bursat

Kriza irlandeze dhe frika e perhapjes se saj ne vende te tjera europiane ka tronditur euron dhe bursat e Kontinentit te Vjeter qe u mbyllen me humbje te medha duke djegur plot 81 miliarde dollare kapital.

Ujerat nuk jane qetesuar edhe pse nje dite me pare Bashkimi Europian zyrtarizoi ndihmen e tij per ishullin. Perkundrazi ere krize vazhdon te fryje nga Irlanda duke trazuar ekonomine dhe politiken e Europes.

Ne anen tjeter te Atlantikut tensionet e reja mes dy Koreve shkaktuan humbje te medha ne Eumlall Street. Keto nuk jane kohe te mira as per monedhen e perbashket europiane qe ka pesuar serish renie kundrejt dollarit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e cilesoi vertet serioze situaten e euros. Irlanda mbetet sipas saj po keshtu nje shqetesim pasi tregon qarte se kriza ekonomike globale nuk ka perfunduar. Kancelarja e vlereson si pozitiv mekanizmin e ndihmes te vene ne levizje nga blloku europian ndonese Dublinit do ti duhet te marre masa te ashpra per te perfituar nga paketa prej 90 miliarde eurosh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›