E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID Turizmi shqiptar gjendet ne piken kritike



Ervin KOCI

Mungesa e nje strategjie funksionale per turizmin ben qe Shqiperia ne kete sektor te mbetet pas vendeve te rajonit megjithese ky sektor ka njohur rritje nga viti ne vit. Moszhvillimi i ketij sektori ne formen dhe cilesine e duhur duket se do te jete problem edhe per vitet qe do te vijne ku vendi yne nuk eshte aspak agresiv ne konkurencen me vendet e rajonit. Keto ceshtje kane qene ne thelb te nje takimi te organizuar nga USAID-i ne lidhje me mundesite per zhvillimin e turizmit shqiptar. Sipas drejtuesve te USAID-it ne vendin tone projektet e te cilit po ndihmojne ne zhvillimin e qendrueshem te turizmit ky sektor ndodhet ne nje moment delikat te zhvillimitte tij. Turizmi ne Shqiperi ndodhet ne nje pike kritike te zhvillimit te tij- deklaroi Drejtori i Misionit te USAID-it Xhozef Williams gjate seminarit mbi Turizmin e Qendrueshem mbeshtetur nga USAID. Parimet Globale te Turizmit te Qendrueshem perfaqesojne 37 parime baze qe nje biznes turistik duhet te plotesoje ne menyre qe te mbroje dhe te siguroje vazhdimesine e burimeve natyrore dhe kulturore boterore nderkohe qe zhvillimi i turizmit arrin potencialin e tij si nje mjet per rritjen ekonomike dhe zvogelimin e varferise.

Turizmi
Turizmi shqiptar eshte rritur me hapa te medha gjate vitet e fundit duke kontribuar me mbi 2.4 miliarde dollare ne vitin 2009 dhe pritet te rritet me 4 per qind ne vitin 2011 bazuar ne statistikat e Keshillit Boteror te Udhetimit dhe Turizmit. Mbi 200 mije shqiptare punesohen ne biznese turistike dhe ky numer pritet te rritet ne vitet 2010-11 pavaresisht nga efektet e krizes boterore ne industrine e turizmit. Po ndryshe nga vendet e tjera te rajonit Shqiperise i mungon nje sistem klasifikimi te cilit shume udhetare mund ti referohen kur planifikojne akomodimet dhe itineraret e udhetimit. USAID-i ne bashkepunim me Ministrine Shqiptare te Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ftuan eksperte nderkombetar nga Keshilli per Turizem te Qendrueshem Boteror Shoqates National Geographic dhe Expedia qe te takohen dhe te diskutojne me bizneset kryesore te turizmit shqiptar per menyrat se si te zbatojne praktika te qendrueshme ne rritjen e biznesit dhe rritjen e aksesit ne tregje.

Klasifikimi
Ne muajt qe do te vijne USAID dhe Shoqata e Turizmit Shqiptar do te nxjerrin sistemin e pare shqiptar te klasifikimit per bizneset akomoduese te turizmit. Hotelet dhe bujtinat do te vleresohen bazuar nder te tjera ne Parimet e Qendrueshmerise se Turizmit Global dhe pastaj do te klasifikohen me vleresim te arte argjendte ose bronzte klasifikim qe do te publikohet ne nje faqe interneti dhe ne broshura udhetimi per turiste te huaj.
Marka e Cilesise Authentic Albania do te behet nje mjet i rendesishem marketingu per rritjen bizneseve ekzistuese dhe ato te reja ne sektorin e turizmit si marke e cilesise dhe sherbimit ndaj klientit- tha Matilda Naco Drejtore Ekzekutive e Shoqates Shqiptare te Turizmit. Rritje Albania eshte projekti i USAID-it mbi zhvillimin e ndermarrjeve konkurruese mbeshtet rritjen e qendrueshme ekonomike ne Shqiperi duke fuqizuar tregtine dhe aftesine investuese rritjen e prodhimtarise se ndermarrjeve dhe permiresimin e fuqise punetore shqiptare. Projekti ndihmon ndermarrjet jo-bujqesore te jene konkurruese me te forta ne treg te rrisin te ardhurat dhe nivelin e punesimit duke zgjeruar aktivitetin e biznesit te tyre.

Shkurt///////////////////////////
Sindikatat jo rritjes se cmimit te energjise

Sindikalistet kundershtojne rritjen e cmimit te energjise elektrike. Ata i kane kerkuar qeverise qe te frenoje cdo rritje sado te vogel pasi ajo do te rendoje direkt ne buxhetet familjare. Sipas perfaqesuesve te sindikatave nuk mund te behet rritje e cmimit te energjise ne nje kohe kur nuk eshte realizuar ulja e humbjeve teknike ne rrjet dhe qytetaret perballen me nderprerje ne furnizimin me energji. Ky vendim nuk eshte i bazuar ne logjiken ekonomike por ne orekset e shfrenuara te disa qarqeve jo vetem atyre qe merren me prodhimin e shperndarjen e energjise por dhe me qarqet politike. I bejme thirrje qeverise te frenohet cdo lloj rritje sado e vogel e cmimit te energjise. Ne radhe te pare duhet te behet transparenca e politikes energjetike qe nga kostoja e prodhimit e shperndarjes bilancet e import-eksportit te energjise. Kerkojme qe qeveria urgjentisht te shpalle zyrtarisht minimumin jetik - deklaroi perfaqesuesi i grupimit te sindikatave Fiqiri Xibri. Sindikalistet kane kerkuar gjithashtu qe te behet transparenca mbi kostot e prodhimit te energjise mbi kushtet e shitblerjes ne tregun nderkombetar diferencat e import-eksportit etj. nje tjeter kerkese qe ata i kane drejtuar qeverise eshte edhe ajo e shpalljes zyrtarisht te minimumit jetik.

Ekspertet Rrezik nga kriza e ushqimeve

Ekspertet thone se sinjalet qe po jep tregu nderkombetar i ushqimeve duhet te sherbejne si paralajmerim per qeverine shqiptare dhe per te ripare politikat e saj buxhetore. Ne importojme 10 here me shume se sa eksportojme ne nivelin e produkteve bujqesore. Politika nuk duhet ta shohe ne menyre mikroskopike buxhetin per bujqesine- thote eksperti i Bujqesise Ismail Beka. Bujqesia shqiptare prej vitesh ne gjendje te veshtire do te marre nga buxheti vitin e ardhshem vetem 6.8 miliarde leke ose 0.5 per qind e Produktit te Brendshem Kombetar. Ne keto kushte Shqiperia nuk mund tu pergjigjet krizave qe vijne nga jashte. Ismail Beka thote se vec mbeshtetjes me te madhe financiare qeveria duhet paralelisht te disiplinoje tregun ushqimor ne vend per te mbrojtur konsumatoret nga nje krize e paralajmeruar cmimesh. Per gjashte muaj me radhe cmimet e produkteve baze ushqimore si dritherat vaji dhe sheqeri kane njohur vetem rritje. Ne tregun e brendshem dy vitet e fundit inflacioni i ushqimeve ka qene dukshem me i larte nga produktet e tjera. Vetem dy dite me pare Organizata Boterore e Ushqimit paralajmeroi se bota rrezikon nje tjeter krize cmimesh te ngjashme me ate te vitit 2008 nese prodhimi i vitit te ardhshem nuk do te rritet fort.

Euro shenon rritje ne tregjet boterore

Monedha evropiane euro dhe aksionet globale kane shenuar rritje ne vleren e tyre pasi tregjet mirepriten ndihmen per Irlanden. Pas kesaj marreveshje e cila u arrit te dielen euro kapi vlerat e 1.276 dollare teksa indeksi i Nikkeit japonez arriti ne 0.9 per qind me e larta ne pese muaj. Ministri irlandez i Financave Brian Lenihan tha se qeveria e tij mund te marre me pak se 100 miliarde euro. Britania e Madhe dhe Suedia kane ofruar kredi gjithashtu. Analistet theksojne se kriza e Irlandes ka sjelle recension dhe falimentimin e bankave te vendit.

23 Nentor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›