E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza greke nuk ndikon mbi Shqiperine

Ambasadori i Greqise ne Shqiperi Nikos Pazios Ne Shqiperi ka mbi 270 kompani greke

Nuk ka dyshim se Greqia ishte dhe vazhdon te jete nje nder partneret me te rendesishem ekonomike te Shqiperise. Ky eshte mendimi i ambasadorit te Greqise ne Tirane Nikos Pazios te shprehur ne intervisten e dhene per Shqip. Duke folur per situaten ekonomike ne teresi ambasadori thote se nuk do te kete ndikim te krizes greke ndersa permend nje sere faktoresh qe bejne te mundur partneritetin mes dy vendeve.

Cila eshte pikepamja juaj per marredheniet ekonomike ndermjet dy vendeve dhe ku shikoni mundesi per perparim te metejshem

Greqia perben nje prej partnereve me te rendesishem strategjike dhe ekonomike te Shqiperise. Dy vendet kane hedhur hapa te rendesishem per kultivimin e nje klime mirekuptimi dhe besimi duke krijuar ne kete menyre perspektivat per zgjerimin e marredhenieve. Vlen te permendet ketu se Greqia eshte partneri i dyte tregtar i Shqiperise nderkohe qe kompanive greke iu takon 28 e investimeve te huaja direkte ne Shqiperi duke zene ne kete menyre dhe vendin e pare. Ne thelb Greqia perben partnerin e rendesishem dhe te vetem tregtar te Shqiperise me te cilin me gjithe krizen dhe zvogelimin te vellimit te pergjithshem te shkembimeve te Shqiperise vendi juaj zgjeroi dhe mbajti ne nivele te larta shkembimet e veta tregtare.

Per me teper nuk duhet te harrojme dhe dergesat e dhjetera mijera emigranteve shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Greqi te cilat perbejne pothuaj 45 te totalit te remitancave qe arrijne ne Shqiperi. Njekohesisht gjate dhjetevjecarit te fundit Greqia ka akorduar me teper se 250 milione euro ndihme per zhvillimin e vendit. Ne menyre te vecante per sa i perket tregtise se jashtme te Shqiperise Greqia i ofron nje shans unik per zhvillimin e aktivitetit te saj eksportues perderisa tregjet e Ballkanit Perendimor ne te cilat vlera e eksporteve shqiptare u zvogelua me 1724 me zvogelim paralel dhe te pjeseve respektive nuk duket se perbejne rrugedalje te rendesishme per mallrat shqiptare me perjashtim te tregut te Kosoves i cili nderkohe ka nje kapacitet shume te vogel dhe thith vetem 7 te vleres se eksporteve shqiptare.

Sa dhe si paraqitet prezenca e investuesve greke ne Shqiperi

Kompanite greke kane nje prezence te forte ne te gjitha vendet e Europes Juglindore. Investimet e huaja direkte greke ne vecanti ne Shqiperi arrijne vleren e mbi 550 milione eurove dhe perbejne pothuaj 30 te totalit te investimeve te huaja direkte ne Shqiperi.

Qeverite greke kane financuar programe investimesh ne Shqiperi nepermjet Ligjit te Investimeve. Gjithashtu nepermjet Programit Grek te Ndihmes per Ballkanin iu akorduan Shqiperise pothuaj 50 milione euro 9 milione prej te cilave ishte financim i investimeve private. Shume firma te medha greke jane vendosur ketu si bankat dhe kompani telekomunikacioni dhe nderkohe vazhdojne te materializohen projekte te reja investimi.

Se fundi moren forme perfundimtare edhe dy investime te tjera te medha greke prej 320 milione eurosh ne total. Behet fjale per nje prej spitaleve me moderne te rajonit me te gjere te Europes Juglindore nje investim prej 60 milione eurosh si dhe per fabriken e cimentos me nje vlere prej 250 milione eurosh nder me te medhate qe jane realizuar ne Shqiperi. Fakt eshte se ashtu sic theksoi dhe Kryeministri i Shqiperise ne fjalen qe mbajti gjate perurimit te spitalit Hygeia Greqia ka luajtur rol te rendesishem si investitor dhe partner tregtar per modernizimin dhe ristrukturimin e ekonomise shqiptare ne zhvillimin e frymes se biznesit por dhe dhenien e nje arsimimi modern per rinine shqiptare nje element qe lidhet direkt me mundesite e zhvillimit ekonomik te vendit tuaj.

Sipas mendimit tuaj per cilen arsye investitoret greke preferojne Shqiperine Po pengesat eventuale cilat mund te jene

Ekonomia shqiptare paraqet ne vitet e fundit nje zhvillim konstant dhe dallohet nga nje prezence investuese e fuqishme dhe ne rritje te vazhdueshme. Jane shenuar hapa te rendesishem dhe te qendrueshem perparimi dhe kjo theksohet dhe prej organizmave nderkombetare. Thjeshtezimi i procedurave krijimi i subjektit te ri AIDA ushtrimi i nje politike tatimore ne drejtimin e duhur per thithjen e investimeve te huaja direkte qe tu referohem disa shembujve tregojne qarte vullnetin e Shqiperise te zgjeroje rolin e vet ne sistemin ekonomik nderkombetar. Nderkohe permiresimi i metejshem i infrastruktures zgjidhja e problemit te pronave dhe te gjithe atyre qe permenden ne opinionin e fundit te Komisionit Europian per ecurine e integrimit te vendit jane faktore esenciale per thithjen e metejshme te investimeve te huaja ne vecanti ne fushen e teknologjise se larte.

Sot ne Shqiperi aktivizohen mbi 270 kompani te interesave greke ku investimet me te fuqishme greke jane realizuar ne telekomunikacione ne sektorin bankar energjetike informatike tregti ndertim ne mallra industriale ushqim shendetesi dhe ne fushen e ofrimit te sherbimeve.

Arsyet per te cilat investitoret greke do te vendosin te investojne ne Shqiperi jane komplekse. Afersia gjeografike aksesi rrugor dhe kostoja e ulet e transportit ekzistenca e minoritetit grek por dhe njohja e gjuhes greke nga nje pjese e madhe e popullsise shqiptare perbejne elemente te rendesishem ne marrjen e vendimit per te investuar ne Shqiperi. Konsideroj nderkohe se jane me shume rendesi dhe faktore te tjere si mentalitet dhe kulture te perbashket te dy popujve cilesia e fuqise punetore kuadri institucional vazhdimisht i permiresuar si dhe thjeshtezimi i procedurave te krijimit dhe te funksionimit te nje kompanie ne Shqiperi.

Si ka ndikuar kriza ekonomikondashfinanciare ne Greqi tek prezenca investuese greke ne Shqiperi dhe ne rajon

Kriza financiarendashkredituese nuk ka ndikim negativ ne tregtine ndermjet dy vendeve. Zbatimi nga ana e qeverise greke te atyre qe permban memorandumi garanton objektivat qe jane percaktuar ne Programin e Stabilitetit dhe Zhvillimit kunder rreziqeve makroekonomike dhe sic e dini nderkohe faktoret ekonomike nderkombetare kane shprehur besimin e tyre tek Greqia ndersa tregjet nderkombetare po japin shenja absorbimi te stabilitetit te ekonomise greke pas shfaqjes se krizes. Masat qe jane marre ne totalin e tyre tregojne vendosmerine e qeverise greke per rivendosjen dhe ruajtjen te drejtesise sociale si dhe sigurimin e nje shperndarjeje me te drejte te te ardhurave. Per me teper sektori bankar grek eshte treguar i shendetshem dhe me aftesi paguese. Nuk ka dyshim se Greqia ishte dhe vazhdon te jete nje nder partneret me te rendesishem ekonomike te Shqiperise dhe kjo po qe se marrim parasysh totalin e shkembimeve tregtare dypalesh si dhe kapitalin e investuar grek ne vendin tuaj.

Ne te ardhmen kjo gje sigurisht qe do te vazhdoje te kontribuoje ne permiresimin e klimes investuese ne Shqiperi dhe te ekonomise shqiptare ne teresi. Prezenca ekonomike greke ne Shqiperi do te funksionoje sic duket si katalizator per proceduren e vazhdueshme te pershtatjes se ekonomise shqiptare me kriteret qe vendosi BE. Qeveria greke i jep nje fryme te re perspektives europiane te Ballkanit Perendimor duke mbeshtetur fuqishem masa te cilat jane te domosdoshme per objektivin e perbashket i cili eshte integrimi i vendeve te Ballkanit Perendimor ne BE deri ne vitin 2014. Per me teper qeveria greke mbeshteti qarkullimin e lire te qytetareve te vendeve te Ballkanit Perendimor me kusht qe te plotesojne kriteret e domosdoshme.

Per te katertin vit me radhe organizohet Forumi Ekonomik Greko-Shqiptar. Ku do te fokusohet ky forum

Ideja qendrore e organizimit te forumit lidhet me nevojen qe biznesmenet greke te realizojne dhe te forcojne kontaktet e tyre te biznesit me bashkepunetore shqiptare dhe njekohesisht biznesmenet shqiptare te njohin realitetin e biznesit grek. Per me teper besojme se forumi u akordon nje tribune si perfaqesuesve te komunitetit grek te biznesit ashtu dhe perfaqesuesve te komunitetit te biznesit shqiptar per te shkembyer mendime per tu informuar dhe per te dhene informacione. Ne kete kuader Forumi i katert Ekonomik i cili organizohet nga Zyra e Ceshtjeve Ekonomike dhe Tregtare e Ambasades se Greqise ne Tirane do te realizohet ne dy pjese me 24 dhe 25 nentor 2010. Pjesa e pare me 24 nentor do te zhvillohet ne hotel Sheraton. Tematika e saj do te perqendrohet kryesisht ne perspektivat investuese qe paraqiten ketu me zbatimin e modelit te ri ekonomik qe po propozohet per Shqiperine e cila tashme eshte anetare me te drejta te plota ne NATO dhe po perpiqet te inkuadrohet ne strukturat europiane. Per kete qellim vendi po mbeshtetet me financime komunitare po avancon reforma ne legjislacione me qellim pershtatjen e tij me ate komunitar dhe po zhvillon infrastrukturen e vet me mbeshtetjen e donatoreve. Ne te njejten kohe kriza ekonomike boterore po ndihet tashme ne rajonin e Europes Juglindore dhe modeli i ri ekonomik do te duhet tu pergjigjet nevojave te sotme te Shqiperise duke marre parasysh dhe realitetin ekonomik te partnereve te saj tregtare nga te cilet nje nder me te rendesishmit eshte Greqia. Per kete arsye kemi ftuar si referues guvernatorin e Bankes Qendrore te Shqiperise z. A. Fullani i cili ne vazhdimesi ka folur per modelin e ri ekonomik te Shqiperise si dhe zevendesministrin e Financave te Shqiperise z. Rushaj. Nga Greqia eshte ftuar sekretari i pergjithshem per Marredhenie Ekonomike Nderkombetare ne Ministrine e Jashtme te Greqise z. K. Papadhopoulos.

Pjesa e dyte realizohet ne hotelin Tirana International me 25 Nentor. Tema kryesore ka lidhje me strukturat dhe institucionet e Shqiperise per te shfrytezuar dhe absorbuar financimet komunitare ne kuadrin e nevojave te reja. Ne menyre te vecante forumi do te trajtoje ceshtjen e aftesise absorbuese te fondeve komunitare dhe te sistemit te administrimit te veprave i cili do te perbeje temen kryesore te tematikes se pjeses se dyte ku do te vihet theksi te kontributi i Qendres Europiane dhe Nderkombetare te se Drejtes Ekonomike. Nderkohe ne mendojme se nje perpjekje e arrire promovimi te shanseve te reja per investim qe paraqet Shqiperia presupozon dhe nje pjesemarrje por dhe paraqitje te vete bizneseve. Per kete arsye ne te dyja pjeset e tematikave do te kete paraqitje nga biznese dhe subjekte me pjesemarrjen e biznesmeneve shqiptare si dhe takime te ndryshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›