E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtia me BE-ne bizneset duhet te pajisen me kodet e reja



Ervin KOCI

Tregtia me vendet e BE-se do te shoqerohet me kushte te reja per subjektet shqiptare te cilat pritet ta zgjerojne aktivitetin e tyre pas nisjes se levizjes se lire. Administrata Doganore ka parashikuar vendosjen e kodeve te reja per te gjitha subjektet e import-eksportit por edhe per subjektet private qe synojne te merren me tregti ne vendet ku do te lejohet levizja e lire. Burime nga Doganat thone se keto kode synojne qe te vendosin nje kontroll sa me te imet mbi subjektet qe do te zhvillojne tregti me qellim qe te behet ndarja midis individeve privat dhe subjekteve qe fusin mallra ne territorin e vendit per tregti. Ne kete menyre administrata doganore synon frenimin e fenomenit te tregtise se vogel ose te njohur si tregtia me canta te cilen DPD-ja synon ta taksoje te gjithen. Qe prej vitit 2006 taksat doganore me vendet e BE-se kane pesuar ulje me te pakten 2 per qind. Te ardhurat nga taksat doganore deri ne muajin shtator 2010 arriten ne 5.1 miliarde leke me renie vjetore prej 9.4 perqindesh. Niveli mesatar i takses doganore baze per kete periudhe eshte 2.5 per qind. Lidhur me tarifat preferenciale gjate ketij viti po zbatohen reduktimet qe rrjedhin nga marreveshjet e tregtise se lire me vendet e rajonit CEFTA me Turqine dhe me vendet e Bashkimit Europian thote Ministria e Financave.

Kodi doganor
Bazuar ne nismen e Komisionit Europian dhe ne perputhje me angazhimin e qeverise shqiptare per permbushjen e standardeve europiane Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ve ne dijeni biznesin mbi detyrimin per tu pajisur me nje numer EORI perpara se te angazhohen ne aktivitetin e import-eksportit me nje nga vendet e BE-se. Dogana thekson se numri EORI nuk eshte parashikuar nga legjislacioni shqiptar por eshte normuar nga legjislacioni komunitar dhe eshte i zbatueshem ne te gjitha vendet anetare te BE-se. Numri EORI Regjistrimi i Operatoreve Ekonomike dhe Numri i Identifikimit eshte nje numer unik ne Bashkimin Europian i dhene nga nje nga Autoritetet e Shteteve Anetare te BE-se me qellim kryerjen e aktivitetit te import-eksportit.

Pajisja
Per tu pajisur me nje numer EORI operatoret ekonomike shqiptare duhen ti paraqesin nje kerkese te vetme autoritetit kompetent te shtetit anetar ku operatori kryen aktivitet import-eksporti dhe ne vijim ky numer njihet dhe pranohet nga te gjitha shtetet anetare te BE-se. Pajisja me nje numer EORI perpara kryerjes se aktiviteteve doganore ne BE lehteson procesin e zhdoganimit parandalon bllokimin e deklarates doganore si dhe ndihmon operatoret ekonomike ne nje sere procesesh te tjera qe kane lidhje me veprimtarine doganore ne BE- sqaron administrata doganore. Disa biznese te rendesishme te eksportit dhe importit pretendojne se nuk jane vene ne dijeni te ketij kushti dhe nuk e njohin numrin identifikues EORI. Por dogana pretendon se cdo sqarim eshte hedhur ne faqen e internetit ku mund te gjenden udhezimet dhe kriteret per plotesimin e kushtit te ri.

Liberalizimi i vizave qeveria vendos takse per cdo blerje personale

Liberalizimi i vizave parashikon nje levizje te konsiderueshme te shqiptareve drejt vendeve Shengen per arsye turizmi shendetesore pune etj. dhe natyrisht do tu jape mundesi per te gjetur ate produkt qe te ne nuk gjendet me cilesi te larte dhe cmim konkurrent. Duke i paraprire blerjeve te medha qe mund te bejne shqiptaret jashte atdheut pas liberalizimit te vizave Ministria e Financave vendosi nje tarife doganore 2 per qind per cdo artikull te blere. Eksperte te ministrise sqarojne per se vendosja e takses 2 per qind konsiderohet nje lehtesi e barres fiskale pasi aktualisht per blerjet me vlera mbi 30 mije leke paguhet nje tarife doganore rreth 10 per qind. Per blerjet personale kur kalon ne piken doganore nuk paguhej asnje tarife por vetem kur ajo kalonte vleren mbi 30 mije leke. Nese malli vjen dhe eshte per natyre jotregtare cdo udhetar perjashtohet nga detyrimet e importit dhe nuk ka detyrim te deklaruar ne dogane per nje vlere deri ne 30 mije leke. Nese malli vjen ne rruge postare kjo vlere eshte me e ulet 10 mije leke. Persa i perket kufizimeve qe lidhen me mallra te akcizes ka nje limit deri ne nje steke cigare dhe ne nivelin e nje litri pije alkoolike dhe dy litra vere- deklaron Saimir Lacej drejtor i origjines dhe vleresimit ne DPD-e. Nese qytetaret nuk do te zbatojne rregullat doganore si ne cdo rast edhe per to ka penalizime qe shkojne deri ne konfiskim te mallrave. Ne rastet e identifikimit te shkeljeve penalitetet arrijne deri ne sekuestrimin e mallit qe nuk eshte deklaruar bazuar ne limitet e paracaktuar- u shpreh ai. Ne kuader te marreveshjeve te tregtise se lire per shume mallra nuk aplikohen tarifa doganore. Por detyrimi per te paguar TVSH dhe akcize mbetet per cdo rast deklarimi. Ne teresi duke pare taksat doganore qe aplikohen per produkte qe kryesisht terheqin konsumatorin si veshjet parfumet pijet alkoolike cokollatat taksat doganore variojne nga 5 ne 15 per qind. Mendohet se pas liberalizimit te vizave ne tre muajt e pare do te udhetojne drejt vendeve te BE-se qe aplikojne sistemin Shengen te pakten 250 mije shqiptare. Shpenzimet qe do te kryejne ne dyqane per nevoja personale mund te arrijne deri ne 60 milione euro dhe nje takse e vendosur per keto shpenzime do te ishte nje ardhur e nevojshme per financat e brishta te buxhetit tone.

AMC prezanton dy paketat e reja te komunikimit me tarifat me te lira

Jane prezantuar nga ana e AMC paketat me te reja per komunikimin e individeve apo bizneseve qe bejne pjese ne programet AMC Unlimited dhe Business Unlimited duke ofruar me shume mundesi komunikimi brenda rrjetit dhe me cmime me te lira. Extra Talk 600 dhe Extra Talk 1200 jane dy paketat e reja me minuta te AMC per komunikimin celular qe i drejtohen biznesit dhe individeve. Me keto dy paketa te reja me minuta programet AMC Unlimited dhe AMC Business Unlimited kompletohen akoma me shume duke i ardhur ne ndihme abonenteve te cilet duan te flasin akoma me shume brenda rrjetit AMC. Tani abonenteve te AMC u ofrohet nje tjeter mundesi per kontrollimin e shpenzimeve dhe minutave qe duan te perdorin ne komunikimin e tyre te perditshem. Te dyja keto paketa i japin me shume mundesi personalizimi te komunikimit sipas nevojave abonenteve pasi mund te zgjedhin vete sa duan te komunikojne. Qe te dyja keto paketa te reja komunikimi jane pjese e programeve AMC Unlimited dhe Business Unlimited. Paketa tarifore Extra Talk 600 permban 600 minuta komunikimi brenda rrjetit te AMC dhe kushton 1200 leke pa TVSH. Kurse paketa tjeter Extra Talk 1200 eshte per abonentet qe duan te kene akoma me shume minuta bisede ne telefon. Kjo pakete permban 1200 minuta kohe bisede brenda rrjetit te AMC dhe kushton 2000 leke pa TVSH. Abonentet e AMC qe do te zgjedhin paketen Extra Talk 600 apo Extra Talk 1200 do te komunikojne me cilesine maksimale te rrjetit me te madh te telefonise celulare ne vend do kene me shume minuta ne dispozicion dhe me cmime me te lira. Investimet e vazhdueshme te AMC nuk jane mjaftuar ne ndertimin e rrjetit me te madh duke ofruar sinjalin dhe mbulimin me cilesore ne te gjithe vendin por edhe ne krijimin e paketave per komunikimin. Kjo ka bere te mundur qe abonentet e AMC te komunikojne brenda rrjetit me cilesore ne vend dhe nder me cilesoret ne rajon me tarifa gjithnje e me te lira. E gjitha kjo eshte pjese e filozofise se AMC ku bota modelohet sipas nevojave dhe kerkesave te abonenteve.

23 Nentor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›