E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda edhe ne krize politike

Kryeministri irlandez paralajmeron zgjedhje te parakohshme ne vend. I ndodhur nen presionin e te gjelberve ne koalicion kryeministri irlandez Brian Cowen deklaroi se do te mbahen zgjedhje te parakohshme ne fillim te vitit te ardhshem. Megjithate me pare deshiron te kaloje ne parlament buxhetin per vitin 2011 dhe te perfundoje me sukses negociatat me BE-ne dhe FMN-ne per paketen financiare te shpetimit.

Cowen hodhi poshte kerkesat per doreheqje te menjehershme. Po ashtu ai nuk permendi nje date te sakte per mbajtjen e zgjedhjeve. Per buxhetin e vitit 2011 pritet te votohet ne janar te vitit 2011. Irlanda e futur thelle ne borxhe kerkoi si vendi i pare i eurozones ndihmen e Fondit shpetimtar te Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Nderkombetar. Qeveria ne Dublin parashtroi kerkesen per nje kredi emergjente disamiliardeshe.

Pas nje pergjgjigje positive te tregjeve eurozona serish mbetet jostabel. Analistet thone se nuk do te vonoje dita kur Spanja dhe Portugalia te kerkojne paketa te ngjashme ndihme prane BE-se dhe FMN-se.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›