E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufte mes dy Koreve fqinjet ne alarm

Koreja komuniste sulmon me artileri te rende fqinjin jugor. Me teper se 200 te te shtena jane regjistruar mengjesin e sotem ne nje ishull qe i perket Korese se Jugut. Goditjet e artilerise se Korese se Veriut kane pasur ne shenjester nje zone te populluar ne nje ishull qe i takon Korese se Jugut njoftoi Seuli zyrtar. Trupat jugkoreane i jane kunderpergjigjur zjarrit.

Ishulli gjendet ne afersi te kufirit te diskutueshem mes dy Koreve. Mediat raportojne se nje ushtar koreanojugor u vra. Si pasoje e sulmit ka pasur edhe te plagosur ne mesin e tyre 14 ushtare koreanojugore. Koreanojugoret kane nje baze ushtarake ne ishullin Yeonpyeong i cili ndodhet ne afersi te vijes se diskutueshme kufitare mes dy shteteve ne Detin e Verdhe.

Banoret njoftuan se jane hedhur granata nga te cilat jane djegur rreth 60 shtepi. Forcat e armatosura koreanojugore jane ne shkalle te larte te alarmit. Qeveria ne Seul ka thirrur nje mbledhje te jashtezakonshme te keshillit te sigurimit dhe eshte aktivizuar dispozitivi per nje strehim eventual te kreut te shtetit. Japonia thote se nuk mund te perjashtohet nje skenar lufte ndersa Kina dhe Rusia jane shprehur te shqetesuara per shkembim-zjarrin dhe kane bere thirrje per qetesi. Pekini zyrtar ka kerkuar rifillimin me urgjence te bisedimeve 6 paleshe.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›