E Diel, 1 Nëntor 2026

Irlanda fiton në Budapest dhe i jep “asist” Kombëtares shqiptare, kuqezinjtë afrohen në vazon e dytë

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Hungaria pësoi një humbje në sekondat e fundit të ndeshjes me Irlandën, e cila arriti të kthejë rezultatin në 3-2 në favor të saj.

Me këtë triumf, Irlanda siguroi pjesëmarrjen në fazën play-off për Botërorin 2026, ndërsa ëndrra e Hungarisë për të shkuar në Kupën e Botës u mbyll.

Fitorja e irlandezëve është gjithashtu një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi tani kuqezinjtë janë shumë pranë sigurimit të një vendi në vazon e dytë.

Tani, për të avancuar, Shqipërisë i duhet që Islanda të mos fitojë ndaj Ukrainës dhe që Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova të mbeten pas saj në renditjen e FIFA-s.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›