E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalje e Greqisë nga Eurozona ulë të ardhurat e grekeve në 55 %

Një dalje e mundshme e Greqisë nga zona e euros do të shpinte në një rënie të konsiderueshme të nivelit të jetesës që qytetarëve: ulje të të ardhurave të paktën në masën 55 për qind dhe do të godiste edhe më shumë shtresat ekonomikisht të dobëta, thekson një botim i posaçme i Bankës Kombëtare të Greqisë, me titull “Duke përshkruar komponetët e dilemës së vështirë”.

Një dalje nga euro, thuhet më tej, do të çonte në thellimin e recesionit (-22 për qind në çmime të qëndrueshme) dhe rritjes së papunësisë (në nivelin 34 për qind), ndërkohë që shteti do të detyrohej të financonte nevojat e tij, duke krijuar një rreth vicioz inflacionist (fillimisht inflacion mbi 30 për qind, me tendencë të fuqishme rritëse në vazhdim).

Për shkak të aksesit të vështirë në valutë, vendi nuk do të mund të respektonte pjesën më të madhe të detyrimeve ndaj kreditorëve të huaj (325 miliardë euro), gjë që do të vështirësonte edhe më shumë këmbimet e biznesit grek me botën e jashtme, me rezultat zhvlerësimin e mëtejshëm të nivelit të jetesës dhe vështirësive përherë në rritje të popullatës për të patur akses në artikuj të domosdoshëm të importit dhe posaçërisht në karburante, në barna dhe në lëndë të para të nevojshme.

Rrjedhojat e sipërpërmendura do të ishin edhe më të dhimbshme nën skenarin e një tranzicioni jo normal në monedhën e re, vlerëson Banka Kombëtare e Greqisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›