E Diel, 1 Nëntor 2026

Anan pas takimit me presidentin sirian Shume pak pritet

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe në Siri Kofie Anan ka bërë me dije se ka arritur në një pikë kthese pas më shumë se një vit konflik . Annan i bëri komentet pas bisedimeve me presidentin sirian Bashar al-Asad. I dërguari i OKB-së tha se plani 6 pikësh për Sirinë nuk po zbatohej siç duhej . Ndërkohë, disa shtete perëndimore njoftuan se kishin dëbuar diplomatë sirianë pas masakrës të së premtes në rajon Houla, ku humbën jetën rreth 108 persona, mes tyre 49 fëmijë dhe 34 gra. Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Spanja, Kanadaja, Australia, Holanda dhe Zvicra morën masa të hënën për të dëbuar diplomatë sirianë mbi vrasjet e së premtes në rajon Houla.

"I bëj thirrje z. Assad të marrë hapa të guximshëm për të zbatuar planin e paqes, jo nesër tani ", tha zoti Annan. Duke i bërë thirrje qeverisë së Sirisë të ndalë sulmet Anan po ashtu i kërkoi opozitës së armatosur t’i japin fund dhunës. Presidenti Assad tha se suksesi i planit të paqes të zotit Anan varej mbi ndalimin e veprave terroriste dhe ndalimin e kontrabandës së armëve . Megjithatë sa vjen dhe rritet presioni i vendeve perëndimore , presidenti francez, Francois Hollande, duke folur në Paris, ka thënë se një "ndërhyrje e armatosur" nuk duhej përjashtuar, sigurisht pas shqyrtimit nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Hollande tha se do të diskutojë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, kur ai të vizitojë Parisin ditën e premte. Rusia, e cila furnizon me armë qeverinë siriane si dhe ka bllokuar rezolutat e OKB-së për veprim kundër Damaskut, ka fajësuar të dy palët për masakrën e së premtes.

Ministri i Jashtëm rus , Sergei Lavrov, shprehu shqetësimin se "disa vende" kanë filluar të përdorin masakrën Houla "si një pretekst për të shprehur kërkesat në lidhje me nevojën për masat ushtarake kundër Sirisë .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›