E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termeti ne Itali 16 viktima

Kanë qenë 41 lëkundje në Itali, gjatë natës në zonën e Emilia Romanja, e cila u godit rëndë nga dy tërmete të fuqishëm brenda 10 ditëve. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e lëkundjeve me magnitude 5.8 ballë ditën e martë dhe 350 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

E ndërkaq vijojnë kërkimet e skuadrave të emergjencës, një grua është nxjerrë e gjallë mbrëmjen e së martes nga rrënojat e një ndërtese në Cavezzo. Lajmin e kanë bërë me dije ekipet zjarrfikëse. 64 vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin e Modenas .

Më shumë se 14 mijë persona kanë mbetur të pastrehë dhe kanë kaluar natën jashtë .Gjendja përkeqësohet nga fakti se shumë prej ndërtesave që qëndruan në këmbë janë të dëmtuara dhe mund të deklarohen si të pasigurta për të qëndruar në to.

Tërmeti i së martës vjen pas atij 6-ballësh të 20 majit, kur shtatë persona u vranë dhe shumë ndërtesa u shembën.

Bilanci i dëmtimeve në trashëgiminë kulturore rëndohet, ndërsa sipas të dhënave paraprake, të dy goditjet mund të kenë shkaktuar së bashku dëme prej disa qindra miliona eurosh. Në një apel publik, kryeministri Mario Monti ka kërkuar solidaritet në këtë orë të vështirë, duke i bërë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë si të munden të goditurit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›