E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda nuk dorëzohet, na fusni në botëror

Autori i Lajmit: Redaksia
Dublin - Federata Irlandeze e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s që tu bashkëngjitet 32 ekipeve pjesëmarrëse të Botërorit që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut. Mënyra se si u eliminua Irlanda në “play off” nga kombëtarja e Francës ka hapur shumë polemika. Faulli i Tierri Henrisë në aksionin që i dha golin (autori ishte Gallas) deciziv Francës në fund të takimit bëri që në katërkëndëshin e blertë të ndihej një atmosferë “lufte”. Kjo padrejtësi që iu bë Irladës e shtyu Federatën e Futbolli të këtij vendi të kërkonte që 90- minutëshi të riluhej edhe një herë. Më pas ky propozim u refuzua menjëherë nga organi më i madh futbollistik, FIFA. Tanimë, edhe pse kanë kaluar shumë ditë, duket se irlandëzt nuk mund të pajtohen me këtë vendim. Dje, presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, bëri me dije se “jeshilët” kanë kërkuar që të marrin pjesë në Botëriorin e Afrikës së Jugut si ekiip i 33-të.

Mbledhja

Sipas Blater, kërkesa është bërë në bazë të gabimit arbitrar ne rastin e faullit me dorë të Henrisë. Sulmuesi i Barcelonës në atë ndeshje mori topin me dorë dhe më pas ia pasoi sferën shokut të tij të skuadrës, Gallas. Mbrojtësi i Arsenalit, i gjendur me portën bosh, nuk u mundua shumë për të shtyrë topin në rrjetë duke i mohuar kështu kualifikimin ekipit të drejtuar nga Xhovani Trapatoni. Kjo kërkesë, vetëm për faktin e formulës së Botërorit, mund të mos merret parasysh. Por ndërkohë Blater tha se kërkesa e Federatës Irlandeze të Futbollit do të diskutohet në mbledhjen ekzekutive të ditës së mërkurë.

Eksperimenti

Në vijim të konferencës për shtyp (e para kjo në javën që do të nisë zyrtarisht Botërorin e 2010-ës, të premten do të hidhet shorti për fazën finale), Blater tha se duke filluar që ngë Botërori i 2010-ës, FIFA mund vendosë të provojë eksperimentin e ri, atë të dy arbitrave shtesë në linjën fundore. Sipas numrit një të FIFA-s, kjo masë do të merret pasi kjo organizatë kërkon që të shmangë raste si ai i Henrisë. “Eksperimenti që bëmë në Ligën Evropiane, pra që vendosëm dy arbitra të tjerë prapa portave, mund ta aplikojmë edhe në Botërorin e 2010-ës”,- tha Blater. Më tej ai shtoi se në asnjë mënyrë nuk do do të përdoren teknologji apo metoda të tjera si për shembull moviola në fushë. “Kontrolli i çdo detaji gjatë ndeshjes, - tha Predidenti i FIFA-s,- është një nga prioritetet tona më të mëdha. Situata si ajo e Henrisë mund te evitohen vetëm me shtimin e dy asistentëve”, - theksoi Blater. Numri një i FIFA-s tha se kishte biseduar me Henrinë. Blater tregoi se ai kishte kuptuar sjelljen e sulmuesit të Francës, por nga ana tjetër nuk e kishte falur.
Ky lajm është publikuar: 01/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›