Hoxha-Greqisë: “Harroni Vorioepirin, që të vendosim marrëdhënie”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
SHBA, 11 janar 1962 - Shqipëria komuniste, momentalisht prokineze dhe antiruse, tashmë ka nisur zyrtarisht bisedimet me Perëndimin. Radioja shqiptare, e cila citon gazetën e Partisë së Punës së Shqipërisë, “Zëri i popullit”, shkruan se “ne dëshirojmë që të vendosim marrëdhënie diplomatike dhe të kemi lidhje të mira tregtare, kulturore etj, me të gjitha vendet kapitaliste, veçanërisht me fqinjët tanë”. Gazeta e organit komunist vendas veçon nga vendet fqinje kapitaliste Greqinë, si një vend me të cilin komunistët janë gati që të vendosin marrëdhëniet diplomatike. Të gjitha marrëdhëniet me Perëndimin, - shkruante gazeta, do të mbështeten në “bazë të respektit për parimet e njohura të bashkekzistencës paqësore”. Që kur Kryeministri dhe Sekretari i Parë i Partisë Komuniste Sovjetike, Nikita S. Hrushov, e ktheu të gjithë vrullin e tij kundër Shqipërisë së vogël në Kongresin e 22-të Partisë Komuniste Sovjetike, tetorin e kaluar, një lloj lëkundjeje e Shqipërisë drejt Perëndimit ka qenë më shumë e pritshme. Përpara këtij transmetimi, Shqipëria dhe Greqia e kishin nisur bashkëpunimin e tyre, duke shkëmbyer të burgosurit dhe negociata paraprake ishin konfirmuar edhe me Austrinë gjithashtu. Zyrtarët amerikanë thanë ditën e djeshme se nuk ka pasur asnjë shenjë fillimi bisedimesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk mohuan gjithashtu se kjo nuk kishte gjasa të ndodhte. Shpjegimi i përgjithshëm i kësaj që po ndodh këtu është se Shqipëria, një vend i varfër dhe i pazhvilluar prej dekadash të tëra, ka humbur ndihmën e Bashkimit Sovjetik, ndërsa aleati i saj ideologjik, Kina e Kuqe, është e paaftë që ti mbulojë mungesat e saj. Vendi është i varur nga ndihma e jashtme si për furnizimet ushqimore, ashtu edhe për zhvillimin industrial. Kina ka dërguar drejt Shqipërisë një pjesë të drithërave që ka importuar për vete nga Perëndimi, por kjo sasi ka qenë e papërfillshme për të mbuluar nevojat e aleatit të vogël. Shqipëria ka mbështetur plotësisht Kinën e Kuqe në grindjen e kësaj të fundit me Moskën dhe kinezët i kanë kthyer reston. Radio Tirana vetëm ditën e djeshme raportoi se Mao Ce Duni i kishte dërguar një mesazh udhëheqësit komunist shqiptar, Enver Hoxha, duke i uruar atij “suksese të reja në luftën e re kundër imperializmit dhe revizionizmit të sotëm”. Në zhargonin komunist, “imperializmi” i referohet Perëndimit dhe “revizionizmi” përdoret si për Bashkimin Sovjetik, ashtu edhe për Jugosllavinë komuniste, fqinjin më të madh të papëlqyeshëm në lindje të Shqipërisë. Por edhe pse Maoja shtoi premtimin për “miqësi të përjetshme ushtarake dhe vëllazërore”, kjo nuk mjafton për të përmbushur nevojat ekonomike të Shqipërisë. Kina e Kuqe e ka kritikuar gjithnjë Jugosllavinë që merr ndihmë nga Shtetet e Bashkuara. Hrushovi në të njëjtën kohë, ka bërë vërejtje për të njëtin problem. Të njëjtën gjë që do të thoshte dhe Kina nëse aleati i saj, Shqipëria, do të kërkonte dhe merrte një ndihmë të tillë nga Perëndimi apo nëse do të ishte thjesht çështje spekulimi. Transmetimi shqiptar i Radio Tiranës, i monitoruar nga Radio Evropa e Lirë, tha se marrëdhëniet me Greqinë do të vendoseshin nëse këta të fundit do të braktisnin “pretendimet e pabaza” për territore në jug të Shqipërisë. Kjo ishte një referencë e pretendimeve të vjetra për zonat e banuara me popullsi greqishtfolëse.
Taktika e suksesshme e fqinjëve
Vetëm disa muaj më parë, diplomatët perëndimorë në kryeqytetin jugosllav, nuk e kuptonin presidentin Tito sesi mund të përdorte fjalën “mosrreshtim” në politikën jugosllave. Tani, politika jugosllave duket se është kthyer në rutinën e saj të gjatë e të zakonshme neutrale. Shtypi po e përshkruan “mosrreshtimin” si politikën e përhershme të këtij shteti dhe Titoja u ka garantuar personalisht vizitorëve jokomunistë suksesin e kësaj politike dhe se nuk do ti bashkëngjitet në asnjë rrethanë bllokut sovjetik. Si rezultat i shpërbërjes së përpjekjes së dimrit të shkuar për afrimin jugosllavo-sovjetik, nisën të lindnin dyshimet nëse Sekretari i Parë i Partisë Komuniste Sovjetike, Nikita S. Hrushovi, do ti kthente vizitën e premtuar vitin e ardhshëm. Disa vëzhgues këtu e konsiderojnë një vizitë të tillë të mundshme përpara mbylljes së bisedimeve të partive komuniste sovjeto-kineze, që pritet të nisin në Moskë më 5 korrik 1963. Ka prova të konsiderueshme që Titoja ka qenë thellësisht i zhgënjyer me sjelljen e Moskës këto muajt e fundit dhe tani është i frikësuar se udhëheqësit sovjetikë mund përsëri, ashtu si në vitin 1957 dhe 1960, të bëjnë kompromis me kinezët në kurriz të Jugosllavisë.
Marrëdhënia e re
Deri në vitin 1960 projektet industriale të ndërmarra nga regjimi financoheshin nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e Evropës Lindore. Më pas ishte radha e kinezëve për të marrë këtë barrë. Miqësia kino-shqiptare u krijua në një kohë nevoje për të dyja vendet. Shqipërisë i nevojitej një protektorat që të ishte i fortë sa duhej për të ndihmuar, por larg sa duhej për të mos ndërhyrë. Pas Kongresit XX të Partisë Komuniste Sovjetike në vitin 1956, kur Nikita Hrushovi denoncoi Stalinin, udhëheqësve shqiptarë iu bë presion nga sovjetikët për të nisur rrugën e destalinizimit. Duke qenë të vetëdijshëm se çfarë mund të sillte një proces i tillë, (rrëzimin e tyre nga pushteti), ata refuzuan tu bindeshin. Edhe kinezët gjithashtu, nuk dëshironin të ndiqnin linjën e Kongresit XX për çështje të tilla si bashkekzistenca paqësore me Perëndimin. Sigurisht, që mes Bashkimit Sovjetik dhe Kinës kishte më tepër fërkime të dukshme sesa mes rusëve dhe shqiptarëve, megjithatë të dyja regjimet heretike udhëhiqeshin nga partitë komuniste që ishin ngjitur në pushtet pa ndihmën e rusëve dhe nuk kishin ndërmend tu bindeshin këtyre të fundit. Në kohën kur shqiptarët zbuluan kinezët, Hoxha dhe grupi i tij kishin arsye të forta për të qenë dyshues për Bashkimin Sovjetik. Ideologjia komuniste nuk kishte luajtur ndonjëherë një rol kaq të rëndësishëm në sjelljen e udhëheqësve. shqiptarë. Enver Hoxha e konsideroi riafrimin e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë në mesin e viteve 1950 si një kërcënim për pavarësinë e Shqipërisë, duke ditur se udhëheqësit sovjetikë në vitin 1948 i kishin ofruar Titos përvetësimin e Shqipërisë që ai të qëndronte me bllokun sovjetik. Udhëheqësit shqiptarë e panë të alarmuar euforinë e mirë mes Jugosllavisë dhe Rusisë, duke marrë parasysh dhe udhëtimin e Hrushovit në Beograd në vitin 1958. Pas kësaj, incidenteve të tjera dhe presioneve të vazhdueshme të destalinizimit, Hoxhën dhe shokët e tij i kapi paranoja dhe ishin të bindur se rusët po komplotonin për ti rrëzuar nga pushteti. Një valë terrori nisi për të spastruar partinë nga ata që besnikëria u vihej në dyshim. Shumë prej individëve më të njohur të partisë dhe forcave të armatosura u gjykuan dhe u ekzekutuan, gjoja kishin konspiruar në bashkëpunim me Perëndimin kundër Shqipërisë.
Ky lajm është publikuar: 01/12/2009