Irlanda sot ne zgjedhje te përgjithshme
Ne Irlande po zhvillohen sot zgjedhjet e përgjithshme. Fushata elektorale është dominuar nga çështjet ekonomike dhe kjo pas marrëveshjes se ndihmës disa miliarda eurosh te nënshkruar midis qeverise se Irlandës, BE dhe FMN. Forcat opozitare ne vend kane premtuar një rinegociim ne termat e planit te shpëtimit ekonomik. Procesi zgjedhor ka nisur ne orën 07:00 te mëngjesit dhe ne te marrin pjese 566 kandidate për 165 vendeve ne parlamentin irlandez. Qeveria e re pritet te prezantohet ne datën 9 mars. Këto zgjedhje do te monitorohen me kujdes nga BE dhe FMN, pas marrëveshjes se ndihmës prej 85 miliardë eurosh, te nënshkruar ne muajin nëntor. Zyrtare te larte evropiane, kryesisht te qeverise gjermane dhe franceze, kane shprehur shqetësimin e tyre rreth rezultateve te zgjedhjeve te përgjithshme.
Shpërndaje