Ndertimi i avioneve te Pentagonit Boing fiton kontraten

Merr fund gara dhjetë vjecare për të fituar kontratën miliarda dollarëshe ndërmjet gjigandëve të qiejve, Airbus dhe Boeing. Kompania amerikane e prodhimit të aeroplanëve, Boeing, ka mundur rivalen e vetë evropiane, EADS duke fituar kontratën e forcave ajrore.
Boeing ka fituar kontratën në vlerë prej 35 miliardë dollarë për prodhimin e 179 aeroplanëve përfshirë këtu dhe 18 furnizues me karburant për aeroplanët luftarakë. Kjo ishte përpjekja e tretë për të zgjedhur një kontraktore ndërsa më herët të dyja kompanitë nuk kanë hezituar të denoncojnë njëra tjetrën në Organizatën Botërore të Tregëtisë për fonde e financime të paligjshme.
Kësaj here zgjedhja duket se ka qenë e duhura. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari amerikan i forcave ajrore Michael Donley.
"Sot bazuar në trë gjithë kriteret për shqyrtim , cmimin dhe rezultatet e një procesi të mirë dokumentuar bëjmë të ditur Air Force ka zgjedhur propozimin KC-X të kompanisë Boeing" tha Donley.
Vendimi ishte lajm i mirë për Washingtonin dhe Kansasin ku do të ndërtohen pjesa më e madhe e pajisjeve ndërsa zhgënjeu korporatën europiane për mbrojtjen dhe hapësirën, por dhe për Alabamën, Misisipin e Luizianen ku firma europiane do të ndërtonte tankerat . Forcat ajrore të shteteve të bashkuara prej një decade tashmë kanë kërkuar të zëvendësojnë flotën e tankerave që daton që nga epoka e Aisenhower.
Delina Bitraku