Presidenti dhe qeveria e Kosovës në punë
Presidenti i ri i Republikës se Kosovës Behxhet Pacolli dhe qeveria Thaçi 2 kane nisur ditën e pare te punës, një dite pas votimit ne Kuvend. I pari i shtetit ua dedikoi këtë dite vizitave tek familjaret dhe memorialët e dëshmorëve. Ai u ndal te familja Rugova, për te vazhduar me pas me homazhe ne memorialin e Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit, si edhe me një vizite ne familjen Haradinaj. Edhe kabineti i ri qeveritar u mblodh për here te pare. Kreu i sapoemëruar Hashim Thaçi uroi ministrat e rinj si dhe falënderoi deputetet për votimin e institucioneve te vendit. Ne mbledhjen e pare, kryeministri beri te ditur edhe disa nga prioritet e kësaj qeverie. Ndërkohe, i pyetur nga gazetaret se kur do te nisin bisedimet me Serbinë, zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi tha se Kosova është e gatshme ne çdo kohe për te biseduar me shtetin fqinj përveç statusit dhe pavarësisë se Kosovës.
Shpërndaje